Templates by BIGtheme NET

Shkon në tre numri i viktimave në Kavajë

Ka shkuar në tre numri i viktimave nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në qytetin e Kavajës.

Mbrëmë u raportua për vdekjen e nënës së dy vajzave Lumturie Demrozi 46 vjeç dhe 23-vjeçarit Gentjan Belba.

Fatkeqësisht, sot ka humbur jetën dhe drejtuesi i mjetit, Vilson Cara i cili sot do të duhej të festonte ditëlindjen. Djemtë kishin dalë të festonin pikërisht për këtë rast. Në makinë me ta ndodhej dhe një tjetër i ri.

Drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’  me targë AA 615 VO, ka humbur kontrollin në tentativën për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër.

Si pasojë edhe e lagështirës, mjeti është përplasur me tabelën e një karburanti duke sjellë vdekjen e tij si dhe të dy personave të tjerë.

Vajza e viktimës Lumturie Demrozi,  Xh.D. 21 vjeçe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 22.30 në dalje të qyteti të Kavajës, drejtuesi i mjetit tip Benz ( marrë me qera), me targe AA 615 VO, shtetasi V.C, 24 vjeç për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin mbi mjet, edhe si pasojë edhe e lagështirës mjeti êshtë përplasur me tabelën e një karburanti.

Për pasojë mjeti ka goditur këmbësoret,, ku shtetasja L.D rreth 46 vjeçe ka humbur jetën, ndërsa vajza e saj shtetasja Xh.D 21 vjeçe ndodhet në spital jashte rrezikut për jetën.

Gjithashtu ka humbur jetën edhe pasagjeri që udhëtonte me këtë mjet shtetasi G.B, rreth 23 vjeç.

Drejtuesi i mjetit është plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë mbi aksidentin.

Gentjan Belba

Vilson Cara

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto