Vendosni fjalën kyçe....

Sulmohet me bojë dhe tymuese rezidenca e ambasadorit amerikan në Athinë (VIDEO)


Sulmohet me bojë dhe tymuese rezidenca ku qëndron ambasadori amerikan Geoffrey Pyatt, në Athinë. “Kathimerini” shkruan se sulmi është bërë nga anëtarë të grupit “Rouvikonas”, të cilët shkuan deri në rezidencë në motoçikleta dhe ikën menjëherë pas sulmit.

Policia thotë se kanë arrestuar tetë të dyshuar për incidentin.

Në një postim në faqen e internetit të anarkistëve, grupi mori përgjegjësinë për sulmin me bojë, duke thënë se ishte kryer në solidaritet me terroristin e “17-nëntorit” Dimitris Koufodinas. Ky i fundit, po kryen dënimin me burg për një sërë aktesh terroriste, mes tyre dhe atentate e vrasje.

Ata gjithashtu postuan një video të sulmit.

Në një mesazh në llogarinë e tij të Twitter, Pyatt e dënoi sulmin duke e përshkruar si “vandalizëm fëminor”.

“Unë do të vazhdoj të punoj me autoritetet greke për të ndëshkuar fajtorët sipas ligjit. Shkatërrimi i pronës nuk është protestë paqësore “, tha ai.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *