Templates by BIGtheme NET

12 deputetë të rinj i shtohen Kuvendit

Seanca e sotme plenare nisi me betimin e 11 deputetëve të rinj, tetë prej të cilëve nga radhët e opozitës dhe 4 të tjerë nga maxhoranca.

Deputetët e rinj të Partisë Socialiste do të zëvendësojnë Pjerin Ndreun, Rakip Sulin, Ilir Xhakollin dhe Nuri Belbën, të cilët kanë dhënë dorëheqjen si deputet për të garuar për kryetarë bashkie.

Vendin e tyre do e zënë kryetari i FRESSH-it, Eljo Hysko, Adriana Jaku, Ardit Konomi dhe Florenc Spaho. Ndërsa deputetët e tjerë vijnë nga listat e PD-së dhe LSI-së në zgjedhjet e kaluara.

Ndërsa tetë deputetët e tjerë, vijnë nga radhët e PD-LSI, nga listat e zgjedhjeve te kaluara.

Ata janë:

Vasil Sterjovski- LSI
Edmond Stojku – LSI
Suzana Topi- LSI
Halit Valteri -PD
Selami Janishehu-PD
Besnik Troplini-PD
Krenar Rryçi-PD
Kostaq Papa-PD

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto