Templates by BIGtheme NET

2-vjeçarja futet në fushë në mes të lojës, shpëtohet nga futbollisti (VIDEO)

Një vajzë dyvjeçare u fut në fushë gjatë një loje futbolli në Australi, duke rrezikuar të lëndohej. Por fatmirësisht një prej lojtarëve e pa vogëlushen dhe e largoi atë.

Incidenti ndodhi gjatë një loje amatore, midis St Bernard dhe Old Melburnians, sipas “RT“. Fëmija i identifikuar si Peppa Bigs, mesa duket ishte larguar nga prindërit duke u futur në mes të lojës.

Vogëlushja mund të ishte goditur padashje nga futbollistët apo topi, pasi loja papritmas u kthye në drejtim të saj, por lojtari i St Bernard, Alex McLeod e pikasi atë dhe e nxorri menjëherë nga fusha.

Shoqata e Futbollit Amator Vistorian (VAFA) tha përmes një deklarate se vajza e vogël ishte “e sigurt dhe e shëndetshme” pas incidentit.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto