Vendosni fjalën kyçe....

69% e ndjekësve votuan që ajo të vriste veten, adoleshentja e bën vërtet


Një adoleshente në Malajzi i ka dhënë fund jetës, pas një sondazhi që kishte bërë në “Instagram”, ku 69% e ndjekësve të saj votuan që ajo të vetëvritej.

“Daily Mail” shkruan se 16-vjeçarja u gjet e vdekur pranë një dyqani trekatësh në qytetin e Kuching, në ishullin e Borneos.

Adoleshentja, e quajtur Daria emilia, ka publikuar një sondazh në aplikacionin për ndarjen e fotove me pyetjen: “Me të vërtetë të rëndësishme, Më ndihmo të zgjedh D/L”.

D do të thoshte “Death -Vdekja” ndërsa L “Life -Jeta”. 69 për qind e ndjekësve të vajzës zgjodhën ‘D’, tha shefi i policisë së qarkut Aidil Bolhassan. Disa orë pas publikimit të sondazhit, adoleshentja u hodh nga çatia e ndërtesës.

Shefi i policisë, tha se vajza kishte postuar një mesazh në Facebook: “Dua të heq dorë nga jeta e dreqit, jam e lodhur”.

Depresioni i të miturës, duket se rrjedh nga fakti që njerku i saj ishte martuar me një grua vietname dhe rrallë kthehej në shtëpi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *