Templates by BIGtheme NET

Deklarata kundër Bild/ Rama: Gjylameti nuk doli me dijeninë time, i tërhoqa vëmendje

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për shkrimin e gazetës më të madhe gjermane “Bild” ku shkruhej se Shqipëria udhëhiqet nga kriminelë dhe gangsterë.

Rama deklaroi se i ka tërhequr vëmendjen deputetes së PS Blerina Gjylameti, e cila një ditë më pas doli me një deklaratë zyrtare nga selia e PS ku thoshte se shkrimi ishte sajesë dhe i sponsorizuar nga opozita. Rama tha se Gjylameti nuk ka dalë me urdhër partie në deklaratë kundër Bild.

Për dijeninë tënde dhe Blerinës i kam tërhequr vëmendjen për këtë gjë. I kam thënë nuk është faji i ‘Bild’, i është referuar këtyre dyve. Unë jam njeri që dal për zot fjalëve të mia. Kur them që kazani i Shqipërisë jehon deri tek Zëri i Amerikës… Unë nuk i them të gjitha ato që di por kur flas nuk gënjej. I kam tërhequr vërejtje. Nuk ka dalë me dijeninë time. Nuk e bëj unë këtë punë. Nuk ka dalë me urdhër partie. S’ka urdhra partie për të dalë”- deklaroi kryeministri.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto