Templates by BIGtheme NET

Dinamo e Bukureshtit bën pazar te Skënderbeu, kërkon “yllin” e skuadrës

Skënderbeu këtë sezon tregoi një formë të dobët në kampionat, pas dënimit që morri edhe nga UEFA i cili e ndalon për të luajtur në Europë.

Tashmë në klub, ekipe të ndryshme do kërkojnë të blejnë lojtarë dhe një ndër ta është edhe Devi Bregu i marrë me shumë bujë nga Luftëtari vitin e kaluar.

Në drejtim të “yllit” vlonjat kanë vërshuar ofertat e para dhe mes tyre është edhe një nga Rumania. Drejtuesit e Dinamos së Bukureshtit kanë filluar të interesohen për shërbimet e 23-vjeçarit.

Në një nga ndeshjet e fundit, drejtuesit e klubit rumun kishin dërguar edhe vëzhgues për të ndjekur nga afër lojtarin.

Deri në këto momente nuk ka ndonjë ofertë zyrtare në drejtim të Skënderbeut por interesimi për Bregun vijon të jetë i lartë.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto