Sekretari organizativ i Partisë Demokratike Sait Dollapi ka rrëfyer rastin për rrahjen nga policia në protestën e 11 majit në Tiranë.
Siç edhe u pa në video, Dollapi u godit nga policia me shkop gome pasi ata u përpoqën ta ndalonin pas indimidimin sipas tij me një nga policët.
“Kam qenë në ushtrimin e detyrës si drejtues i tubimit, që ma detyron ligji. Duhet të jem në një pjesë të dukshme në krah të forcave të rendit.
Qëllimi i m i vetëm ka qenë mbrojtja e Policisë. Ne se kemi betejën me to. Unë në atë moment po kthehesha në selinë e PD.
Dëgjoj një zë të një zonjushe që thotë “Vdiqa, mbarova”
Shkova ta ndihmoj. Jam nisur në drejtim të Partisë Demokratike, jam intimiduar nga një punonjës policie që është identifikuar si Arben Bare.Ky zotëri më kam kapur prej krahu. E kam sqaruar. Kam hequr kundragazin dhe kam dashur të largohem.
Në atë moment kam dëgjuar “Kapeni, mbyteni”. Gjatë momentit që kam ikur me vrap kam ndjerë një goditje me plumb plastik në këmbën e majtë. Kam qenë i shtrirë, kam humbur ekuilibrin. Kanë ardhur forca policie dhe më kanë goditur”-deklaroi Dollapi.