Templates by BIGtheme NET

Habit Putin, shfaqet në takim me atlete të bardha

Nuk ka asgjë më të mirë se të veshësh një palë atlete të rehatshme, kur do jesh në këmbë gjatë gjithë ditës. Kjo ide duket se mbështetet edhe nga presidenti rus, Vladimir Putin, i cili është fotografuar duke veshur një palë atlete sportive  “New Balance”.

Presidenti rus u fotografua duke veshur atletet e kompanisë së njohur sportive teksa vizitonte një shkollë për fëmijët e talentuar në qytetin e Soçit, në bregun e Detit të Zi të Rusisë.

Gjatë vizitës në qendrën edukative Sirius para pak ditësh, Putini dëgjoi se si funksiononte shkolla dhe planet e saj për zhvillim të mëtejshëm. Po atë mbrëmje, ai ndoqi një ndeshje hokej në Bolshoi Ice Arena, fusha e “HC Soçi” në Kontinental Hockey League.

Atletet e reja janë një nga modelete më të preferuara në mbarë botën dhe udhëheqësi rus gjithashtu duket se i miraton këpucët e rehatshme. Ai ishte fotografuar më parë duke veshur atletet gjatë një vizite në manastirin ortodoks rus në rajonin e Pskov.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto