Vendosni fjalën kyçe....

I riu në Patos vetëplagoset dhe mbyllet në banesë, policia në negociata për ta nxjerrë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Patos. Sipas “Ora News”, një 30-vjeçar në kushte depresioni, ka dëmtuar veten me thikë në gjoks dhe në pjesë të tjera të trupit.

30-vjeçari i identifikuar si N. Xhelaj, pas këtij akti është mbyllur në banesën e tij në katin e gjashtë të një pallati ku ai banon, në lagjen “Naftëtari”.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, ambulanca dhe forcat zjarrfikëse. Policia po negocion me 30-vjeçarin, që të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe të dalë nga banesa ku është mbyllur në banesë që prej orës 6 të mëngjesit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *