Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Qëllimi i LSI-së nuk është pushtimi i godinave por rikthimi i shqiptarve në vend


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi në një intervistë për Zërin e Amerikës është shprehur se dhuna duhet dënuar por qëllimi i LSI-së nuk është pushtimi i godinave, por rikthimi i shqiptarve në shtëpi.

“Unë dua të bëj një deklaratë këtu nga studiot e “Zërit të Amerikës”. Sigurisht që dënoj çdo lloj dhune dhe çdo lloj agresioni të kujtdo individi, qoftë ndaj policisë, por edhe të policisë ndaj protestuesve. Qëllimi i LSI nuk është të pushtojë godinat.

Nuk janë problem godinat e Shqipërisë, nuk janë problem policët e Shqipërisë, nuk janë problem as punonjësit e administratës. Sot është problem fenomeni, i cili ka kapur shtetin. Qëllimi i LSI është të pushtojë zemrat e shqiptarëve, të rikthejë shqiptarët në Shqipëri dhe ta bëjnë Shqipërinë shtëpinë e tyre.

Ajo që është sot një nga problemet kryesore, që kemi ne sot, është që ne duhet të mbyllim njëherë e përgjithmonë tranzicionin. Jemi i vetmi vend që vazhdojmë në tranzicion. Kemi filluar procesin e integrimit europian përpara Kroacisë. Kroacia sot është anëtare e Bashkimit Europian me të drejta të plotë, ndërsa ne po zvarritemi e po zvarritemi duke shkuar në një rrugë pa fund, dhe pa drejtimin e duhur”-deklaroi Krymeadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *