Vendosni fjalën kyçe....

Lewis Hamilton çon “Mercedes”-in dhe trofeun e tij në shtëpinë e fansit të sëmurë me kancer


Pesë-vjeçari i diagnostikuar me kancer, Harry Shaw, mori një surprizë të hënën pasi kampioni i botës i “Formula 1”, Lewis Hamilton i dërgoi Mercedesin e tij në shtëpi, së bashku me trofeun që ai fitoi të djelën në Spanjë.

Sipas “Independent“, Harry vuan nga kanceri i kockave të rralla. Harry i dërgoi një videomesazh të djelën në mëngjes Hamilton, i cili i prekur nga urimet e vogëlushit, vendosi të bënte diçka për të.

Disa anëtarë të ekipit të Hamilton fluturuan në Barcelonë mbrëmjen e së djelës, për të çuar makinën në shtëpinë e Harry-t në Redhill, Surrey. Fituesi i çmimit të madh të spanjës, e përdori konferencën e parë për shtyp pas fitores, për të treguar se sa ishte prekur nga mesazhi i fëmijës.

Gjesti i Hamilton, ka krijuar tashmë një lidhje midis të dyve, pasi Harry “tani mendon se Lewis është shoku i tij më i mirë, gjë e mahnitshme për një djalë pesëvjeçar “, tha babai i Harry-t, James.

Më 9 prill, mjekët i kanë dhënë Harry-t një javë kohë për të jetuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *