Templates by BIGtheme NET

Monika Kryemadhi takon spikeren e parë grua të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

Prej disa ditësh në SHBA, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi  është takuar me folësen e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, Nancy Pelosi.

“Ishte kënaqësi e madhe të takoja Nancy Pelosin, Spikeren e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, dhe të bisedoja me të mbi marrëdhënien e Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryetarja Pelosi është një model shumë i fortë për të gjitha gratë në botë dhe veçanërisht në Shqipëri. Kemi nevojë për më shumë gra e vajza në politikën shqiptare, për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë.

Pres me padurim për të vazhduar diskutimin me një grua kaq të fuqishme për mënyrën se si duhet të fuqizojmë marrëdhënien tonë me SHBA dhe të përfitoj nga eksperienca e saj për të ndërtuar një Shqipëri më të fortë.”, shkruan Kryemadhi.

Politikania demokrate Nancy Pelosi është zgjedhur në krye të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara në  janar të këtij viti. Kjo është hera e dytë që Pelosi zgjidhet në këtë post, pasi ajo e ka drejtuar Dhomën e Përfaqësuesve edhe më parë nga viti 2007 deri në vitin 2011 si e para grua në këtë detyrë. 

Nancy Pelosi

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto