Vendosni fjalën kyçe....

Nëna shqiptare dhe vajza 2-vjeçare zhduken nga “faqja e dheut”, policia britanike e shqetësuar


Një nënë shqiptare dhe vajza e saj vetëm 2 vjeçe, janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë në Mbretërinë e Bashkuar. Policia është e shqetësuar për fatin e tyre, ndërsa u ka publikuar të dhënat duke u kërkuar ndihmë qytetarëve.

BBC” shkruan se Sebjana Myzeqari dhe vajza Enissa janë parë për herë të fundit në Doncaster më 2 prill. Zonja me origjinë shqiptare, Myzeqari, nuk i ka përdorur as kartat e saj bankare apo të telefonit, por as nuk duket se është larguar nga Mbretëria e Bashkuar.

Policia e Yorkshire tha se oficerët ishin “tepër të shqetësuar” për sigurinë e nënës dhe vajzës. Oficeri Neil Thomas tha se Myzeqari është zhvendosur  para tre vitesh në Doncaster “për asnjë arsye tjetër përveçse preferoi Doncaster për t’u vendosur”. Enisa është regjistruar në çerdhe, por nëna e saj duket se jeton një jetë shumë të izoluar me vetëm “disa miq në qytet”.

Thomas tha se nëna dhe vajza nuk kanë bërë “asnjë dalje të ligjshme nga vendi”, por ai nuk mund të përjashtonte që ato mund të jenë larguar përmes mënyrave të tjera. “Ne jemi shumë të shqetësuar,” tha ai.

“Fakti është që, keni një grua 24-vjeçare dhe vajzën e saj dy-vjeçare që janë zhdukur sinqerisht nga faqja e dheut dhe askush nuk i ka parë ato”.

Znj. Myzeqari dhe Enisa u raportuan të zhdukur nga oficerët e strehimit lokal. Zyrtarët në Shqipëri, i thanë policisë së Yorkshire se nuk kishin gjetur gjurmë të nënës dhe vajzës, as në Shqipëri.

Hera e fundit që nëna dhe vajza janë parë, ka qenë në një vizitë në Qendrën Shëndetësore “Flying Scotsman” në St Sepulcher Gate West.

Policia u ka kërkuar të gjithëve informacione, përmes numrit të kontaktit 101.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *