Vendosni fjalën kyçe....

PD dhe LSI mund të dërgojnë anëtarë në KZAZ


Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim mund të çojnë përfaqësues në KZAZ, për të faktuar manipulimin e zgjedhjeve të ardhshme nga ana e kryeministrit Rama dhe Partisë Socialiste.

Në një deklaratë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Bardhi, theksoi se selia blu ka prova se në KZAZ po bëhen manipulime të procesit zgjedhor dhe për të faktuar se Rama nuk mund të bëjë dot zgjedhje pa i manipuluar, mund të dërgojë në KZAZ përfaqësues për të çmontuar këtë skemë manipulimi.

“Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë informacion zyrtar se në KZAZ janë duke u kryer manipulime të rënda të procesit zgjedhor, që nis me regjistrim të paligjshëm të kandidatëve për kryetar bashkie. Për këtë arsye, për të dokumentuar dhe çmontuar këtë paligjshmëri, PD dhe LSI, mund të shfrytëzojnë ligjin, për të dërguar anëtarët që i takojnë në KZAZ për të provuar ligjërisht që Edi Rama nuk garanton zgjedhje legjitime, edhe kur nuk ka kundërshtarë përballë. Në ditët në vijim do të faktojmë të gjitha paligjshmëritë e kryera nga përfaqësuesit e Edi Ramës gjatë procesit”, deklaron Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *