Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja e dy hidroplanëve në Alaskë, shkon në 6 numri i viktimave


Ka shkuar në 6 numri i viktimave nga përplasja e dy hidroplanëve në Alaskë. Dhjetëra persona të tjerë janë plagosur, nga ngjarja e rëndë e së hënës, ku dy hidroplanë u përplasën dhe më pas u rrëzuan në det.

Një nga viktimat sipas “FoxNews” fillimisht ishte raportuar si i humbur.

Viktimat u identifikuan si:

-Piloti Randy Sullivan, 46 vjeç, nga Ketchikan, Alaska;

-Simon Bodie, 56 vjeç, nga Tempe, New South Wales, Australi;

-Cassandra Webb, 62 vjeç, nga Saint Louis, Missouri;

-Ryan Wilk, 39 vjeç, nga Utah;

-Louis Botha, 46 vjeç, nga San Diego, California;

-Elsa Wilk, 37 vjeç, nga Richmond, British Columbia, Kanada.

Dy avionët mbanin në bord udhëtarë që po ktheheshin nga një tur në anijën “Princess Cruise”. Ata po merrnin pjesë në ekskursion pranë Ketchikan, në juglindje të Alaskës.

“Ne jemi thellësisht të pikëlluar të raportojmë këtë lajm dhe mendimet dhe lutjet tona janë me ata që humbën jetën dhe familjet e atyre që u prekën nga aksidenti i sotëm”, ​​tha “Princess Cruises” në një deklaratë të hënën.

Nga njëri hidroplan humbën jetën piloti dhe katër pasagjerët ndërsa në avionin tjetër, humbi jetën një pasagjer dhe u plagosën 10 të tjerë. NTSB dhe FAA kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e rrëzimit të avionëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *