Templates by BIGtheme NET

Problemet e Britney Spears me shëndetin mendor, menaxheri: Ajo mund të mos këndojë më kurrë!

Britney Spears nuk do kthehet në Vegas as në një të ardhme të afërt dhe mbase kurrë, raporton “TMZ”. Sipas portalit amerikan të shoëbizz-it, Britney nuk është në gjendje mendore apo fizike për të rifilluar performancat në Vegas, që duhej të nisnin në shkurt.

Menaxheri për një kohë të gjatë i Britney, Larry Rudolph tha për “TMZ“:

 “Si personi që udhëheq karrierën e saj, bazuar në informacionin që unë dhe të gjithë profesionistët që punojnë me të kemi është e qartë se ajo nuk duhet të kthehet në muzikë, jo në të ardhmen e afërt por ndoshta kurrë më.”

Rudolph nuk është u përfshi në kujdestarinë e Britney-t , kurrë nuk është përfshirë. Ai ka dhënë vetëm informacionet mjekësore që ndikojnë direkt në karrierën e Britney-t. Ai thotë se Britney ishte në 2/3 e rrugës përmes provave, kur babai i saj u sëmurë në fund të vitit të kaluar.

Rudolph tregon se gjithmonë ka qenë Britney ajo që vendoste kur donte të punonte dhe kur jo. Ai tha: “Verën e kaluar, kur ajo donte të udhëtonte, më telefononte çdo ditë, ajo ishte e emocionuar, ajo nuk më ka telefonuar prej muajsh.”

Sa për të ardhmen, Rudolph thotë: “Unë nuk dua që ajo të punojë përsëri” derisa të jetë gati, fizikisht, mendërisht dhe me pasion. Nëse ajo kohë s’do të vijë kurrë, kurrë mos të vijë. Unë nuk kam as dëshirë dhe as aftësinë për ta bërë atë të punojë përsëri. Unë jam këtu për të vetëm kur ajo të dojë të punojë. Dhe nëse ajo s’do të punojë më kurrë, unë jam këtu për t’i thënë nëse është ide e mirë apo e keqe.”

Larry Rudolph ka më shumë se dy dekada,që punon meBritney Spears, duke përfaqësuar karrierën e saj nga viti 1998 në 2004 dhe nga viti 2008 e tutje.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto