Kryeministri Edi Rama në një përballje me gazetarët në “Opinion” ka theksuar se zgjedhjet e 30 qershorit nuk mund të shtyhen pasi nuk mund të shkelen afatet kushtetuese.
Sipas Ramës në asnjë vend të botës nuk ka ndodhur që të zhvillohen zgjedhjet jashtë afateve kushtetuese.
Duke e krahasuar situatën me periudhën kur ishte vetë në opozitë Rama thotë që nuk janë të ngjashme sepse në atë kohë nuk ekzistonte asnjë afat në kushtetutë për zgjedhjet.