Vendosni fjalën kyçe....

Rama sfidë Bashës dhe Kryemadhit: Le të bëjmë vettingun, nëse nuk kalojmë të largohemi nga politika


Kryeministri Edi Rama i ka bërë hapur sfidë kundërshtarëve të tij politikë, Lulzim Basha, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

Rama në emisionin “Opinion” i sfidoi me vettingun duke deklaruar se nëse nuk kalojnë verifikimin të largohen nga politika.

“Kam qenë dhe jam kundër vettingut të politikanëve sepse atë e bën SPAK-u dhe populli me votë. Unë jam i gatshëm që Lulzim Basha dhe me familjarët e tij, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë gati t’i nënshtrohen vettingut të pasurisë përpara një trupe që të respektojë normat një e nga një të prokurorëve dhe nëse thonë se jeni të papërshtatshëm për të vazhduar jetën politike, unë jam i pari të largohem. Kush përsërit shumë një akuzë për tjetrin, i bën vet ato. Jam gati që të gjithë t’i nënshtrohemi vettingut të pasurisë”-tha kryeministri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *