Shqipëria është kualifikuar për në finale të Eurovizion së bashku me 9 shtete të tjera.
Në natën e dytë, vendi ynë ia doli që të kalojë në finale mes 18 shteteve pas votimit nga mbështetësit dhe juria.
Shqipëria u prezantua nga këngëtarja Jonida Maliqi, e cila bëri një interpretim perfekt të këngës “Ktheju Tokës”, të cilën e ka kënduar në gjuhën amtare.