Vendosni fjalën kyçe....

Si mashtruan Rama e Veliaj, teatri u mbyll për rrezik shembjeje por fëmijët e përdorin për prova – Denoncimi


Edhe pse sipas qeverisë dhe kryebashkiakut Veliaj godina e Teatit Kombëtar duhej prishur pasi është e pasigurt, ditët e fundit brenda Teatrit Kombëtar kanë zhvilluar prova një grup fëmijësh.

Rasti është publikuar nga Alenca për Mbrojtjen e Teatrit, që ka publikuar edhe fotot që sipas tyre fakton zhvillimin e kësaj veprimtaerie.

Sipas Aleancës edhe pse Teatri është mbyllur me vendim të ish-ministres së Kulturës, Kumbaro një vit më parë pasi nuk ishte e sigurt dhe rrezikonte shembjen. Ndërkohë brenda saj zhvillojnë prova grupe fëmijësh.

“Gënjeshtrat e Qeverisë nuk kanë të sosur! Prej disa ditësh, një trupë teatrale me fëmijë po kryen prova rregullisht në godinën e Teatrit Kombëtar. Nuk është e qartë se me lejen e kujt ndodh ky veprim, kush i shoqëron fëmijët, dhe për çfarë qëllimi ndodhin këto prova, por ky veprim ka disa ditë që ndodh.

Ju rikujtojmë se para një viti, Ministria e Kulturës e mbylli Teatrin Kombëtar me justifikimin se godina ishte e degraduar dhe rrezikonte shembejn. Me sa duket, një vit më pas, pa asnjë investim, godina qenka e sigurtë deri sa lejohet të kryejnë fëmijët prova në të.” – shkruhet në reagimin e Aleancës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *