Vendosni fjalën kyçe....

“Treni-plumb”, Japonia nxjerr mbi shina mjetin që kap 400 kilometra në orë


Japonia ka nisur provën e trenit më të shpejtë ndonjëherë. Treni është në gjendje të arrijë shpejtësinë prej 400 kilometrash në orë, teksa vendi aziatik vijon të zhvillojë mënyrë revolucionare udhëtimin dhe transportin e udhëtarëve.

Versioni ALFA-X i trenit Shinkansen nisi provën të premten pas tri vitesh me radhë eksperimentimi.

Sapo të hyjë në punë, gjë që parashikohet të ndodhë diku rreth vitit 2030, ai do të funksionojë me shpejtësi deri në 360 kilometra në orë, duke e bërë atë trenin më të shpejtë në botë.

Ai gjithashtu do të tejkalojë trenin Fuxing të Kinës, i cili ka shpejtësi prej 10 kilometrash në orë më të ngadaltë, pavarësisht se është projektuar me aftësi të njëjta për shpejtësi të lartë si ALFA-X.

Dizajni futuristik i modelit përmban 10 makina dhe një hundë të gjatë.

Ai do të provohet në linjë midis qyteteve Sendai dhe Aomori, të cilat janë rreth 280 kilometra larg në linjë hekurudhore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *