Një aeroplan luftarak F-16, është rrëzuar në një Bazë Ajrore në Riverside, Kaliforni. “RT” shkruan se piloti ka shpëtuar, duke dalë jashtë i sigurtë.
Zjarrfikësit kanë kërkuar një ekip special për t’u marrë me mjetet e rrezikshme, pasi avioni ishte i mbushur plot me municione luftarake.
Një pjesë e aeroplanit dhe një parashutë u panë pranë pistës, ku piloti kishte dalë i sigurt. Nuk ka njoftime për njerëz të tjerë të lënduar.
Megjithatë, pamjet e publikuara tregojnë qartë vrimën e madhe të bërë në çatinë e ndërtesës së bazës luftarake që shërben si depo.
US F-16 fighter jet crashes into California warehouse during training mission, pilot escapes injury #USfighterJetCrash pic.twitter.com/tmMR4k6WJT
— Carole (@mrscarter22) May 17, 2019