Vendosni fjalën kyçe....

Eurovision 2019, pse këta artistë po shkaktojnë aq shumë polemika


Konskursi i “Eurovision”, nuk është vetëm për muzikën por edhe politikën dhe këtë e ka treguar për vite me radhë.

Në vitet e fundit, megjithatë, gara është bërë kaq e prirur për politikë, saqë EBU, organizata që qëndron prapa konkursit, është detyruar të vendosë disa rregulla, që asgjë rreth spektaklit të mos jetë politike.

Rregullat e këtij viti theksojnë se teksti dhe performanca e këngëve nuk do të sjellin shfaqje politike.

“Asnjë fjalë, fjalim, gjeste të një natyre politike, komerciale ose të ngjashme nuk lejohen gjatë ESC”.

Duhet të shohim historinë e Eurovisionit për të gjetur shkaktarin. Në 2016, Ukraina fitoi Eurovision me një këngë politike dhe kontroverse.

Teksti i referohej deportimit të Tatarëve të Krimesë në vitet 1940 nga Bashkimi Sovjetik. Pas fitores, Jamala konfirmoi motivin e këngës në një intervistë me “The Guardian”.

Islanda – Hatred Will Prevail

Mjafton vetëm titulli i këngës së Islandës për konkursin e këtij vit, për të kuptuar se sa e diskutueshme është.

 Këngëtarët janë një grup tresh techno / punk rock nga Reykjavik-u. Grupi do të interpretojë një këngë me titull “Hatrio Mun Sigra”, që do të thotë “urrejtja do të mbizotërojë”.

Shtojini kësaj, veshjet e frymëzuara nga skllavëria dhe agjenda e qartë politike. Një pjesë e tekstit të këngës përkthehet “Urrejtja do të mbizotërojë, Europa do të shkërmoqet, një rrjetë gënjeshtrash, do të dalë nga hiri, të bashkuar në një.”

Me këtë tekst, hyrja e Islandës në konkurs është po aq e diskutueshme për standardet e “Eurovisionit”. Në shkurt, grupi konfirmoi axhendën politike të këngës në një intervistë me gazetën Islandeze “Stundin”.

“Është vërtet absurde të lejojmë një shtet që vazhdimisht i shkel të drejtat e njeriut të marrë pjesë në një konkurs të tillë”, tha grupi duke iu referuar Izraelit.

Italia – “Soldi”

Ka pasur njëfarë zhurme  për këngën e Mahmood, e cila është kënga e katërt në historinë e konkursit që përdor arabisht në tekst.

Maroku  ishte i pari që përdori rrugën arabe në vitin 1980, Izraeli në vitin 2009 dhe Bullgaria në vitin 2012.

Soldi, që do të thotë “para”, shoqërohet me disa fjalë në arabisht që përkthehen, “Djali im, djali im, dashuri, hajde këtu”.

Duke pasur parasysh se gjuha kombëtare e Italisë është italishtja, përfshirja e një gjuhe tjetër ka krijuar disa polemika.

Zëvendëskryeministri i vendit, Matteo Salvini, i cili mban një qëndrim të fortë anti-imigracionit, komentoi fitoren e Mahmood-it në Festivalin e Sanremos në shkurt.

“Me të vërtetë… kënga më e bukur italiane e vitit? Do të kisha zgjedhur Ultimo-n [rivalin], çfarë mendoni ju?”, shkroi Salvini.

Por, pavarësisht përpjekjeve të disa njerëzve për të politizuar trashëgiminë egjiptiane të Mahood ose për përdorimin e arabishtes në një këngë që përfaqëson Italinë, këngëtari tha se nuk kishte ndonjë kuptim të fshehur në tekst.

“Unë nuk mendoj se jam një simbol për njeri … Me ‘Soldi’ unë vetëm dua të tregoj një histori, nuk dua të bëj politikë apo të dërgoj mesazhe,” tha ai për gazetën italiane “La Repubblica” në shkurt.

Franca – Roi

Këngëtari 19-vjeçar Bilal Hassani, i cili është homoseksual, ka qenë subjekt i sulmeve në mediat sociale për shkak të seksualitetit, pamjes së tij dhe origjinës marokene.

Ndoshta është e përshtatshme, që kënga e tij është një himn për të margjinalizuarit.  Kënga “Roi”, e cila përkthehet në “mbreti”, përcjell udhëtimin e këngëtarit drejt lirisë pasi shoqëria e ka futur atë në një kuti.

Hassani këndon: “Ti më vure në një kuti, dua që unë të jem si ti, në fund të ditës, nuk mund të më ndërrosh në fund të ditës, nuk mund të më ndryshosh, boh”.

Megjithatë, pavarësisht nga mesazhi i fortë i këngës së tij, Hassani i tha “Washington Post ” në mars, se ai nuk ishte i përgatitur për kërcënimet për dhunë – përfshirë kërcënimet me vdekje që ka marrë qëkur u shpall fitues.

Përtej këngëve, ka ende polemika

Pjesëmarrja e Izraelit në “Eurovision” ka qenë gjithmonë një pikë grindjeje, pjesërisht për shkak se vendi nuk është në të vërtetë pjesë e Europës, por kryesisht për shkak të trajtimit që vendoi i bën popullatës arabe. Protestat shoqëruan eventin e parë zyrtar të Eurovisionit të hënën në Tel Aviv.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e ABC / Përshtati në shqip Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *