Një grabitje ka ndodhur pak pas mesnate në qytetin e Elbasanit. Mësohet se rreth orës 01:30, dy persona të maskuar kanë hapur me forcë derën e një supermarketi në lagjen 5 Maji, në zonën e njohur si Ura e Bakallit.
Dy grabitësit kanë marrë rreth 200 mijë lekë të reja, të cilat ishin grumbulluar nga xhiroja ditore e supermarketit.
Policia po vëzhgon kamerat e sigurisë për identifikimin e autorëve. Në kamera duken dy persona, njëri prej të cilëve me kapele dhe tjetri me kapuç, të cilët hapin me forcë derën e supermarketit, dhe për afro dy minuta dalin njëri pas tjetrit.