Vendosni fjalën kyçe....

Humbja në arbitrazh ndaj Bechettit, Vasili i bën 10 pyetje Ramës për krimin në financat publike


Nënkryetari i lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili i është drejtuar Kryeministrit Edi Rama me 10 pyetje që sipas tij lidhen me krimin në financat publike.

Në postimin e tij në Facebook, Vasili shkruan se përgjigjet e këtyre pyetjeve janë të pakapërcyeshme.

Postimi i plotë:

10 pyetje Edi Ramës për krimin ndaj financave publike!!

Shqipëria është dënuar te paguaje 140 milionë euro biznesmenit Becchetti për shkak të veprimeve të paligjshme, arrogante dhe arbitrare të Edi Ramës dhe qeverisë.

Janë 10 pyetje përgjigja e të cilave është detyrim i pakapërcyeshëm për të gjithë shqiptarët.

1.Përse nuk e bën publik qeveria vendimin?

2.Kush do ta paguaje këtë shume marramendëse?

3.Cilat janë veprimet antiligjore të qeverisë, të cilët çuan në këtë vendim shumë të rëndë.

4.Cila është përgjegjësia e Edi Ramës në këtë çështje?

5.Cilat janë përgjegjësit e ekzekutivit individualisht ministra, drejtorë që lidhen me këtë çështje?

6.Cilat janë përgjegjësitë e prokurorisë në këtë proces?

7.Çfarë procesesh arbitrazhi të tjera janë duke u zhvilluar kundër qeverisë dhe sa shkon vlera e tyre?

8.Përse nuk u mor asnjë mase pas alarmit të dhënë nga ministri i drejtësisë në letrën dërguar kryeministrit në prill të vitit 2017?

9.Interesat e kujt janë favorizuar nga prishja e njëanshme e kontratave ku shteti rrezikon të humbasë edhe qindra milionë euro të tjera.

10.Përse prokuroria shqiptare nuk ka filluar ende çështjen penale ndaj Edi Ramës dhe qeverisë për shpërdorim te detyrës, që me veprimet dhe me mosveprimet e tyre kanë sjellë pasojën e dëmeve kolosale ndaj financave publike.

Përgjigjet e këtyre pyetjeve janë të pakapërcyeshme për këtë situate kritike dhe për rrezikun madhor të ekuilibrave ekonomikë të vendit si provë e administrimit kriminal shtetëror, që po i bëhet shtetit nga pushteti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *