Në orët e para të mëngjesit të sotëm, zëvendësministrit të ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës, Millosh Peroviç, i kanë djegur makinën. Ngjarja është konfirmuar dhe nga Policia e Kosovës.
“Mbrëmë në orën 2 e 42 minuta, në qendër të Zubin Potokut, është djegur vetura Volkswagen Passat, me tabela të Kragujevcit (qytet në Serbi), pronar i së cilës është Millosh Peroviç, zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës. Zjarri është lokalizuar nga njësia e zjarrfikësve lokalë. Është lajmëruar prokurori publik , i cili ka hapur rastin”, ka deklaruar Branislav Radoviç, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.
Sipas Radoviç, hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar ndërsa ende nuk ka ndonjë person të dyshuar në lidhje me rastin dhe as të lënduar.