Portieri Iker Casillas do të largohet nga futbolli pas atakut kardiak. Fituesi i Kupës së Botës ka ndërmend të largohet në fund të sezonit, pasi sipas mediave portugeze ai nuk dëshiron të ushqejë pasiguri për të ardhmen e tij.
Casillas u shtrua në spital për shkak të një infarkti më herët këtë muaj. Ai doli nga spitali pesë ditë më vonë, por la të kuptohet se mund t’i japë fund karrierës si futbollist.
Pas largimit nga spitali i Portos, Casillas u tha gazetarëve: “Nuk e di se çfarë më pret në të ardhmen, por gjëja më e rëndësishme që jam këtu sot. Ndihem shumë më mirë, do të pushoj për disa javë apo edhe disa muaj “.
Porto ende po lufton për titullin e “Premier Liga”, por ka rënë dy pikë pas rivalëve Benfica.
Sipas “Daily Mail”, Casillas ka ndërmend të shpallë daljen në pension pas dy ndeshjeve finale të tij, duke përfshirë edhe finalen e Kupës portugeze kundër Sporting, të shtunën më 25 maj.