Vendosni fjalën kyçe....

Interi mund të bëjë merkato, shpëton nga kufizimet e “Fair Play-it” financiar


Interi ia ka dalë mbanë! Skuadra zikaltër del zyrtarisht nga marrëveshja me UEFA-n që e ndëshkonte për shkak të shkeljes së rregullores së “Fair Play”-t financiar.

Lajmi i mirë është njoftuar nga vet qeveria e futbollit europian, përmes një komunikate në faqen zyrtare të internetit, ku shpjegohet edhe fakti që klubi zikaltër i Milanos konsiderohet tashmë brenda “objektivave të përgjithshme të akordit” të nënshkruar në maj të vitit 2015.

Kjo sjell si pasojë daljen e klubit nën pronësinë e kinezëve të “Suning” nga i ashtuquajturi “regjim i shlyerjes”.

Në komunikatën e UEFA-s thuhet se Dhoma hetimore e organit të Kontrollit Financiar të Klubeve ka bërë përditësimin mbi situatën e Interit, sikurse edhe 3 klubeve të tjera me të cilat janë nënshkruar marrëveshje për balancimin e bilanceve gjatë viteve të kaluar, nga të cilat vetëm 3 ekipe kanë përmbushur të gjitha kushtet.

Veç zikaltërve, bëhet fjalë edhe për Astanën e Kazakistanit dhe Besiktasin e Turqisë, ndërsa Trabzonspori po nga shteti me shtrirje në dy kontinente, nuk ka mundur të përmbushë akordet e firmosura në maj të vitit 2016. Klubi turk nuk ka mundur të respektojë kriterin e barazimit të bilancit gjatë periudhës së vlerësimit, konkretisht për sezonin 2018-2019.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *