Vendosni fjalën kyçe....

Ish-zv.ministrja: Në 30 qershor mund të ketë votime, jo zgjedhje!


Irena Beqiraj, ish-zëvendësministre e Financave në qeverinë “Rama 1” është skeptike për zgjedhjet e 30 qershorit.

Në një intervistë për gazetën “Telegraf“, Beqiraj iu përgjigj pyetjes nëse besonte se zgjedhjet do të mbahen më datë 30 të muajit të ardhshëm.

“Në fakt, është zakon i politikanëve që e kanë politikën profesion, të parashikojnë çfarë do të ndodh javën, muajin apo vitin e ardhshëm dhe më pas të justifikojnë përse çfarë ato parashikuan nuk ndodhi. Profesioni im është financa dhe ekonomia.

Ajo që mund të them me bindje, është që, me sistemin ekzistues, me krizën e besimit që ka kapluar vendin, pa pjesëmarrjen e opozitës, në 30 Qershor mund të ketë votime, por jo zgjedhje.”, tha Beqiraj.

Gjatë kësaj interviste, Beqiraj u shpreh se kriza e sotme politike është krizë besimi dhe se kjo krizë akumulon pushtet në duart e liderëve politikë.

Sipas saj, duhet të bëhen ndryshime të thella kushtetuese, të atilla që të kufizohet pushteti i kryeministrit dhe të forcohet institucioni i Presidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *