Kancelari austriak Sebastian Kurz thotë që Bashkimi Evropian ka nevojë ëpr një traktat të ri që do siguronte ndëshkime për shtetet që thyejnë rregullat.
Këto deklarata Kurz i ka bërë për gazetën Frankfurt Allgemeine Zeitung.
Konservativi Kurz, që ka drejtuar Austrinë në një koalicion me të djathtën ekstreme që nga fundi i vitit 2017, bënë një politikë të fortë mbi diciplinën e buxhetit dhe migrimin.
Kurz shkroi se Traktati i Lisbonës që është në fuqi që ka viti 2009, nuk ka mundur të i kundërvihet krizës së viteve të fundit pasi që ajo është parashikuar të funksionojë në kohë jashta krizave.
Ai tha që një traktat i ri i Bashkimit Evropian duhet të përmbajë rregulla të qarta dhe sanksione në çështje sikur shkelja e rregullave të buxhetit, mosrregjistrimi i emigrantëve apo mosplotësimi i kushteve për sundmin të ligjit.
Ndryshe, BE’ja po përballet me krizën më të madhe të viteve të fundit pas vendimit për dalje të Britanisë nga blloku dhe rritjes së përkrahjes për partitë e së djathtës ekstreme brenda shteteve anëtare.