Vendosni fjalën kyçe....

Kosova shpërblehet në kupat e europës, dërgon 3 skuadra


Numri i skuadrave pjesëmarrëse në kompeticionet e qeverisë së futbollit europian do të shkojë në 3, nga dy që ishte deri më sot.

Sipas skemës së re, ekipi kampion i Kosovës do të luajë në kualifikueset e Champions League, ndërsa ekipi nënkampion dhe ai fitues i Kupës së Republikës së Kosovës do të luajnë në kualifikueset e Europa League.

“Edhe pse realisht ende nuk është arritur koefiçenti i kërkuar për më shumë skuadra pjesëmarrëse, pas takimit të sotëm që presidenti Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Salihu patën me përfaqësuesit e UEFA-s, këta të fundit kanë pranuar që ta shpërblejnë FFK-në me një klub më shumë në garat evropiane. Që nga edicioni i ardhshëm, nga kampionati i Kosovës do ta sigurojnë pjesëmarrjen në garat europiane kampioni, nënkampioni dhe fituesi i Kupës. Pa dyshim ky është një lajm i shumëpritur dhe i cili do të ndikojë edhe më shumë në rritjen e konkurrencës në elitën e futbollit tonë, e njëherësh do të rrisë edhe nivelin e organizimit në Superligë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, dhe Sekretari Përgjithshëm, Eroll Salihu, kanë marrë pjesë në takimin dyditor të presidentëve dhe sekretarëve të Federatave kombëtare në Budapest të Hungarisë, nën organizimin e UEFA-s.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *