Vendosni fjalën kyçe....

Protestat kundër kishës në qytetin rus, Putin kërkon ta zgjidhë me një sondazh


Presidenti rus Vladimir Putin, ka ndërhyrë pas protestave të vazhdueshme mbi një kishë të re që po ndërtohet në Jekaterinburg.

Ai tha se Kisha Ortodokse Ruse “duhet të bashkojë njerëzit, jo t’i ndajë ata” dhe bëri thirrje që planet për të ndërtuar kishën në një park të vendoseshin në një sondazh.

Pas deklaratës së Putinit, nënkryetari i bashkisë së qytetit njoftoi menjëherë se ndërtimi i kishës do të pezullohej gjatë sondazhit.

Kjo lëvizje vjen pas katër ditësh protesta nga mijëra banorë të qytetit, ku sipas “BBC” u arrestuan 96 persona. Protestuesit thonë se ndërtimi i Katedrales së Shën Katerinës, në mes të parkut do të shkatërrojë një nga hapësirat e gjelbra të Jekaterinburgut, që për aktivistët është “vendi i preferuar për t’u çlodhur nga banorët”.

Por kisha ortodokse ruse thotë se ka nevojë për kisha të reja për të zëvendësuar shumë ndërtesa të shkatërruara nën ligjet sovjetike kundër fesë.

Çfarë tha Putini?

Duke folur në një konferencë shtypi në Soçi, Putin pyeti nëse protestuesit ishin “të pafe”, përpara se të shtonte: “Njerëzit zakonisht kërkojnë një kishë kurse këtu po protestojnë kundër saj”.

Ai tha se gjithkush ka të drejtë të ketë pikëpamjen e tij dhe nëse protestuesit vërtet janë vendas dhe jo “aktivistë nga Moska të cilët erdhën për të bërë bujë dhe të angazhohen në promovimin e vetes”, atëherë pikëpamjet e tyre duhet të merren parasysh.

Presidenti rus pastaj tha se zyrtarët lokalë duhet të ulen me të gjitha palët dhe “të gjejnë zgjidhjen optimale duke kryer një sondazh.”

“Unë mendoj se Kisha duhet të bashkojë njerëzit, jo t’i ndajë ata,” tha ai. “Kështu që duhet të bëhen hapa nga të dyja palët për të zgjidhur situatën për ata që me të vërtetë jetojnë atje. Ka një mënyrë të lehtë për ta bërë këtë – të mbahet një sondazh dhe pakica duhet të bëjë atë që dëshiron shumica. Të merren në konsideratë edhe interesat e pakicës. “

Putin kërkoi dhed mbjelljen e sa më shumë pemëve nga investitorët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *