Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet avioni pranë aeroportit më të ngarkuar të Dubait, katër të vdekur


Një aeroplan i vogël është rrëzuar pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Dubait mbrëmjen e së enjtes, duke lënë të vdekur katër persona dhe duke shkaktuar trafik në aeroportin më të ngarkuar të botës për gati një orë.

“Fox News” shkruan se autoritetet nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për atë që shkaktoi rrëzimin e avionit “Diamond DA62′.

Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil të Emirateve të Bashkuara Arabe, tha se viktimat ishin tre qytetarë britanikë dhe një afrikano-jugor.

Të premten herët në mëngjes, policia, ndihma e shpejtë dhe hetuesit shkuan në vendin e rrëzimit, rreth 8 kilometra në juglindje të aeroportit afër rezervuarëve të ujit të qytetit.

Policia u tha gazetarëve të “Associated Press” se nuk mund të shkonin në vendin e rrëzimit, që ia bllokonin pamjen dunat e rërës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *