Vendosni fjalën kyçe....

Tajvani, vendi i parë në Azi që legalizon martesat e të njëjtit seks


Tajvani bëhet vendi i parë që legalizon martesat e të njëjtit seks. “Reuters” shkruan se ky ligj u miratua këtë të premte, pasi mijëra demonstrues jashtë parlamentit brohorisnin dhe tundnin flamuj e ylbertë.

Ky ligj u votua nga shumica e Partisë Demokratike Progresive, ndonëse kjo masë mund të komplikojë kërkesën e presidentit Tsai Ing-wen për të fituar një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale vitin e ardhshëm.

Pavarësisht reshjeve të shiut, disa demonstrues qëndruan jashtë parlamentit në kryeqytetin e Taipei, u përqafuan me lot, ndërsa të tjerë e përshëndetën procesin e votimit me këngët e “Azisë së parë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *