Dy anije luftarake të marinës amerikane të armatosura me raketa Tomahawk kanë hyrë në Gjirin Persik, së bashku me një grup aeroplanmbajtësesh, që qëndrojnë në bregun e Omanit, pasi Uashingtoni akuzon Teheranin se po planifikon për të sulmuar “interesat amerikane”.
Destrojerat amerikanë, USS Gonzalez (DDG-66) dhe USS McFaul (DDG-74), kaluan në Ngushticën e Hormuzit të enjten pasdite, njoftoi USNI. Pavarësisht tensioneve në rritje mes SHBA-së dhe Iranit, udhëtimi i anijeve luftarake kaloi pa probleme.
Të dy destrojerat tani janë në afërsi të anijeve të tjera amerikane në rajon, të dërguar nga Uashingtoni në fillim të këtij muaji, për të trajtuar atë që SHBA e quajti “gatishmëri iraniane për të kryer operacione sulmuese kundër forcave amerikane dhe interesave tona”.
USNI Abraham Lincoln (CVN-72), ka në bordin e saj avionë të pajisur me me bomba bërthamore strategjike në bord, qëndron i gatshëm në brigjet e Omanit, ndërsa anija e sulmeve amfibike USS Kearsarge (LHD-3) u vendos në Emiratet e Bashkuara Arabe të enjten.
Bombarduesit B-52 gjithashtu kanë filluar operacionet e tyre ajrore nga baza amerikane në Katar, ndërsa Uashingtoni vazhdon të grumbullojë forcat e veta në rajon.