Vendosni fjalën kyçe....

Zyrtare, Madonna do këndojë në finalen e “Eurovision”


“Eurovision” më në fund konfirmon zyrtarisht prezencën e Madonnës në natën finale, në Tel Aviv. Sipas “Daily Mail”, ikona e muzikës pop do të këndojë ‘Like A Prayer’ mbrëmjen e së shtunës si dhe një këngë fare të re me reperin amerikan Quavo.

Jon Ola Sand, mbikëqyrës ekzekutiv i Konkursit të Këngës në Eurovizion, tha: “Ne jemi të kënaqur që më në fund ju konfirmojmë se ikona e pakrahasueshme e muzikës Madonna, do të na bashkohet në Eurovisionin e këtij viti.”

Lajmi emocionues vjen vetëm disa ditë pasi spekulimet se performanca e këngëtares ishte në rrezik, pasi ajo ende nuk kishte nënshkruar një kontratë. Për më tepër, ndaj Madonna-s palestinezët bënin thirrje që ajo ta bojkotonte festivalin. Por Maddona refuzoi ta bënte këtë për arsye të axhendave politike të vendeve.

 “Unë kurrë nuk do të ndalem së kënduari dhe nuk do t’i përshtatem axhendës politike të dikujt, as nuk do të ndalem të flas kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut kudo që të jetë në botë”, tha Madonna për “CNN“.

“Zemra ime thyhet sa herë që dëgjoj për jetët e pafajshme që humbin në këtë rajon dhe dhuna që bëhet për t’iu përshtatur qëllimeve politike të njerëzve që përfitojnë nga ky konflikt i lashtë. Shpresoj dhe lutem që së shpejti do të shpëtojmë nga ky cikël i tmerrshëm i shkatërrimit dhe do të krijojmë një rrugë të re drejt paqes”, shtoi ajo.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *