Vendosni fjalën kyçe....

Astrit Patozi publikon dokumentin me firmën e Lefter Kokës pas kallëzimit të Partisë Demokratike


Pas kallëzimit të Partisë Demokratike për sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit Genc Gjonçaj, Astrit Patozi publikon dokumentin me firmën e Lefter Kokës.

“Sot paskan shpikur që kandidatët tanë qenkan të paligjshëm, sepse nuk u mbështeskan nga një mandat deputeti në të paktën 6 muajt e fundit.

Sqarojmë publikun se BINDJA DEMOKRATIKE mbështetet jo nga një, por nga firmat e dy deputetëve për të garuar dhe kandiduar në gjithë Shqiërinë. Ata janë zotërinjtë Lefter Koka dhe Andi Përmeti, dhe për këtë ekziston e gjithë praktika e depozituar në KQZ. Më poshtë, fotokopja e shkresës së protokolluar.”, reagon në profilin e tij në “Facebook” Patozi.

“Në një akt të paprecedentë, për llogari të Edi Ramës, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka falsifikuar dokumentet zyrtare, duke lëshuar për partinë fantazëm të Edi Ramës një vërtetim, sikur përfaqësohet në Kuvend nga një deputet që ka 6 muaj që ushtron mandatin e tij. Bëhet fjalë për deputetin Andi Përmeti, i cili nuk ka mbushur as 1 muaj në marrjen e mandatit.”, tha sot Ivi Kaso i PD-së në një deklaratë për shtyp.

“Sipas ligjit që një kandidat i një partie politike të regjistrohet nga KZAZ dhe KQZ në zgjedhje, duhet të paraqesë një vërtetim që partia politike zotëron një mandat deputeti të paktën 6 muajt e fundit. Në të kundërt, duhet të mbledhë firma nga votuesit e secilës zonë, ku kandidon.

Bindja Demokratike nuk përmbush asnjërin nga të dy kushtet ligjorë. Partia e krijuar në paradhomën e Edi Ramës ka paraqitur kandidatë fals në zgjedhjet false me një vërtetim fals nga Kuvendi i Shqipërisë.”, sqaroi më tej Kaso.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *