Sali Berishës këtë të shtunë i është dashur vetëm të shkëpusë një moment pikant nga një komunikim audiovizual i Edi Ramës për të dhënë mesazhin e tij për ndjekësit në rrjetet sociale.
“Paranoja e tij nga mos mjekimi ka arritur gjer në re! Herën tjetër prisni kur të shpallë se armiqve të tij do ju ndalohet përgjithmonë hyrja në hënë dhe familjarët e tyre do internohen në Shkretëtirën e Gobit!”, komenton Berisha.
Por cili është konteksti i kësaj videoje?
Rama ka folur sot para kandidatëve të tij për zgjedhjet vendore, teksa në një moment është dëgjuar të japë një mesazh kërcënues, për ata që sipas tij do kryejnë krime zgjedhore. Kërcënimi, është qesharak, sepse Rama as nuk është ndonjë zyrtar i Ambasadës Amerikane, a as ndonjë zyrtar holandez, për shembull, vend i cili ka vendosur së fundmi kthimin e vizave për shqiptarët.
“…Të dënuar për krime zgjedhore, të cilëve do t’u hiqet përgjithnjë e drejta e hyrjes në Shtetet e Bashkuara dhe në Bashkimin Europian…”, thotë në video Rama.