Vendosni fjalën kyçe....

Dorëhiqet zëvendëskancelari austriak pas skandalit


Dorëhiqet këtë të shtunë zëvendëskancelari austriak. Dorëheqja e 49-vjeçarit Heinz-Christian Strache shihej si e pritshme.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, i partisë konservatore, “ÖVP”, sipas informacioneve të agjencisë së lajmeve “dpa”, e përjashtoi mundësinë e mëtejshme të bashkëpunimit me zëvendëskancalerin dhe kreun e partisë së lirë, “FPÖ”, Heinz-Christian Strache.

Austria u trondit nga skandali i një videoje. Në një filmim të fshehtë nga viti 2017 Heinz-Christian Strache me gjasë i premton një oligarkeje ruse mbështetje zgjedhore për tendera publikë, në rast se “FPÖ” do të ishte pjesë e qeverisë. Videoja e shpërndarë nga “Spiegel” dhe “Süddeutsche Zeitung” bën fjalë edhe për një ide të oligarkes, për të blerë gazetën austriake me tirazhin më të lartë “Kronen Zeitung”, që të mbështesë “FPÖ” para zgjedhjeve. Prokuroria ka filluar hetimet. Në zgjedhjet e fundit “FPÖ” arriti 26% të votave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *