Vendosni fjalën kyçe....

Kamarieri shqiptar gjen çekun me gjysëm milion dollarë, por ia kthen klientes që e ofendoi


Një kamarier shqiptar në Manhatan, ka pushtuar titujt e mediave amerikane por jo vetëm, me gjestin e tij.

Një grua kishte harruar një çek prej gjysëm milioni dollarë, në tavolinën ku ishte duke ngrënë.

Shqiptari Armando Markaj, gjeti zarfin në tavolinë kur po pastronte dhe nxitoi t’ja kthente klientes me të cilën sapo kishte debatuar, por ajo ishte larguar.  

Pas një kërkimi të pasuksesshëm, pronari i restorantit iu drejtua “Daily News” për ndihmë.

Gruaja nuk i kurseu fjalët e mira për shqiptarin, I cili ndërkohë vazhdonte shkollën për mjekësi.  “Nuk mund ta besoj, unë jam aq e lehtësuar. S’e keni idenë, “tha ajo të mërkurën në mëngjes.

“Detajet e vogla si këto na përcaktojnë si qenie njerëzore. Është vetëm një gjest i vogël”, tha Armando Markaj.

Gruaja i kërkoi falje Markajt për sjelljen që kishte patur më herët ndaj tij, ku ishte ankuar për prezencën shumë mashkullore në restorant, dhe i ofroi atij një bashkish të majmë. Kamarieri shqiptar e pranoi ndjesën e saj, por nuk i pranoi paratë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *