Vendosni fjalën kyçe....

Largimi i Allegrit nga Juventus, 6 opsionet për stolin


Drejtuesit e klubit janë duke reflektuar për të gjetur njeriun e përshtatshëm pas largimit të Allegrit nga Juventus. Kandidatët janë disa, shumë madje.

Antonio Conte është përfolur por jo vetëm tek Juventus. Ai është i dëshiruar edhe nga Inter e Milan. Didier Deschamps, një ish-juventin dhe me sukses jo vetëm në Europë.

Opsione janë edhe Simone Inzaghi, Mauricio Pochettino e Maurizio Sarri dhe së fundmi Sinisa Mihajloviç. Serbi ka qenë edhe më herët në orbitën e Juventus. Tek Juventus duhet të tregohen të matur pasi duhet të bëjnë zgjedhjen më të mirë të mundshme për një projekt disavjeçar. Për momentin është bllokuar edhe merkato e futbollistëve në mënyrë që trajnerit të ri t’i ofrohet futbollistët që do të kërkojë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *