Vendosni fjalën kyçe....

Mbledh kandidatët e tij për bashkitë, Rama: Iki kur të ma kërkojnë ata që më dhanë detyrën!


Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot të gjithë kandidatët e tij për zgjedhjet vendore, duke u mbajtur një fjalim të përgatitur në letër e të lexuar me ton serioz.

“Zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor. Në disa bashki nuk do të ketë më shumë se 1 kandidat.”, tha Rama para gjithë kandidatëve të PS-së

Por duket se mesazhi kryesor i deritanishëm para tyre nga Rama është se mund të lërë pozicionin e kryeministrit vetëm kur t’ia kërkojnë ata që e kanë votuar.

“Pas 30 vjetësh çuditën planetin me djegie mandatesh…Shqiptarët që s’duan zjarr të bëhen bashkë.

Jetojmë me të vërtetë në një kohë të një fatkeqësie mendore që ka pllakosur mbi opinionin publik.

Ramën s’e mundim dot me zgjedhje prandaj Rama ngrehu dhe ik! Iki kur ta kërkojnë ata që më kanë dhënë detyrën!”, theksoi Rama.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *