Vendosni fjalën kyçe....

Pse e frikëson Patozin lëvizja e re e opozitës


Procesi i quajtur ligjor i regjistrimit të partisë së re të Astrit Patozit “Bindja Demokratike” është goditur në të paktën dy raste publikisht.

Sot, në rastin e dytë, Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit të Shqipërisë, Genc Gjonçajn, për favorizim të paligjshëm të procedurave të partisë së Patozit (Lexo KËTU). Rasti i parë qe disa javë më herët, kur një emision investigativ, “Boom” në “Ora News” faktoi me zë dhe figurë disa falsifikime emrash të firmosësve të nevojshëm për regjistrimin si parti të “Bindjes”(Lexo KËTU).

Nuk ka ende ndonjë përgjigje për dy problematikat që duket se ndeshin keq në ligj nga zoti Patozi.

Në fakt, zoti Patozi është i interesuar të kundërshtojë fort publikisht diçka krejt tjetër. Një lëvizje të re të opozitës.

Bëhet fjalë për vendimin e PD-së dhe LSI-ë për komisionerët e KZAZ-ve gjatë zgjedhjeve vendore, duke ia drejtuar këtë kërkesë KQZ-së. Kjo është ajo që e shqetëson shumë z.Patozi.

I indinjuar, jo më larg se dje, ai zgjodhi “A2 CNN” për të goditur vendimin e opozitës, duke na servirur edhe një batutë qesharake lidhur me zgjedhjet, garuesit dhe ata që heqin dorë.

Shtjellon idenë e tij Patozi:

“Ligji shprehet qartë që janë partitë parlamentare që kanë të drejtën e komisionerëve dhe nga momenti që kanë lënë mandatet nuk kanë të drejtë të shfrytëzojnë diçka që nuk duan, vetëm garuesit kanë të drejtë të ruajnë njëri-tjetrin gjatë procesit sepse ata që janë jashtë nuk kanë asnjë të drejtë që të merren me procesin”.

“Është një absurd dhe kjo gjë duhet dekurajuar që tani me gjithë forcën e ligjit dhe të institucioneve sepse nuk ka asnjë lloj kuptimi dhe është një lloj provokimi që i bëhet një procesi normal zgjedhor në Shqipëri”.

Ndiq videon

Pra, sipas Patozit, vetëm garuesit kanë të drejtë të kontrollojnë njëri-tjetrin dhe si të mos mjaftonte kjo, ai e quan krejtësisht një proces normal zgjedhor atë që mund të ndodhë në qershor, zgjedhjet pa opozitën.

Në ato që i quan argumente Patozi rendit se ky vendim i opozitës për të vënë komisionerët e saj në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor është i kundërligjshëm dhe i pamoralshëm, madje deri në absurd.

“Ata pretendojnë se po bëhen manipulime dhe për të rrëzuar këto skema sipas tyre po përgatiten nga maxhoranca”, ndërhyn gazetarja, ndërsa Patozi jep krejtësisht një shpjegim qesharak për ta hedhur poshtë.

“Po kush po i bën manipulimet dhe ndaj kujt?”, pyet Patozi.

“Anëtarët aktualë..”, vazhdon gazetarja.

“Po ndaj kujt po i bëjnë”, fiton kohë Patozi.

“Dhe duke krijuar një opozitë fasadë për të cilën po flisni ku ju përfshin edhe juve”, thekson gazetarja.

“Po e pra, atëherë kjo opozita fasadë që qenkemi ne dhe qeveria jemi bashkë?! Kujt po ia bëjmë këto hile ne?! Njëri-tjetrit?! Se ne jemi bashkë, sipas tyre! Atëhere për çfarë do ruajnë ata, për çfarë do futen brenda ata kur ne dhe qeveria qenkemi njësoj…Nuk është kështu! Ne jemi e vetmja opozitë…?!”, mundohet të ndërtojë argumentet Patozi.

Pse ka siklet Patozi nga prezenca e komisionerëve të opozitës?!

Pra sipas z. Patozi, meqë në zgjedhje do hyjnë Rama dhe ai, askush nuk ka të drejtë ta shohë nga brenda procesin. Garuesit na kontrollokan njëri-tjetrin. Pyetja është kush do vëzhgojë se çfarë ndodh me votuesit besnikë të opozitës (nëse marrin pjesë në votime apo jo)?! Se mund të rezultojë edhe që kur të numërohen votat, të gjithë votuesit-opozitarë të kenë votuar./V.G-Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *