Mbulesa e akullt në perëndim të Antarktidës ka pësuar shkrirje dhe hollim prej një të katërtat, sipas një hulumtimi të bërë nga Universiteti Leeds nga Britania e Madhe.
Sipas lajmit të CNN, nga hulumtimi i zhvilluar nga të dhënat satelitore që shkencëtarët kanë siguruar gjatë 25 viteve, konstatohet se në disa rajonet të pjesës perëndimore të Antarktidës mbulesa e akullt është holluar 122 metra.
Andy Shepherd, kreu i Qendrës për Vëzhgimin dhe Modelimin Polar në Britani, tha se në perëndim të Antarktidës mbulesa e akullt ka pësuar hollim prej një të katërtat.
Ai theksoi se shkrirja e akujve shkakton rritjen e nivelit detar, duke shtuar se shkrirja e mbulesës së akullt në perëndim dhe lindje të Antarktidës që nga viti 1992 ka shkaktuar që niveli detar në botë të rritet për 4,6 milimetra.