Kanë përfunduar të gjitha sfidat e Superligës shqiptare të cilat tanë janë në një garë vetëm për konfigurimin për pjesëmarrjen në kupat e evropës duke qenë se Partizani është konfirmuar kampion disa javë para mbylljes.
Kështu Skënderbeu fitoi ndaj Kukësit në transfertë me rezultatin 0-3. Golat u shënuan nga Muzaka, Bregu dhe Pervan. Korçarët mbeten në vendin e 5 të tabelës me pikë të barabarta me Laçin.
Në sfidën e luajtur në Niko Dovana në Durrës, Partizani kampion humbi ndaj Teutës me rezultatin 2-0 me gola të shënuar nga Progni dhe Kalalku.
Fitore morri edhe Flamurtari në Vlorë ndaj Laçit ku mjaftoi goli i Bathës për të marrë 3 pikë për të shpresuar në një vend në Europë.
Ndërsa në garën e fundit të tabelës Tirana barazoi pa gola ndaj Kastriotit duke humbur shansin për tiu larguar fundit të tabelës.