Një shtetas shqiptar është arrestuar nga karabinierët në Itali, në zonën e Sambuceto pasi është kapur me 85 gramë kokainë.
36 vjeçari me inicialet C.L dhe me banim në Pescara u arrestua dje rreth orës 15:15 nga patrullat civile të policisë teksa po ia shiste dorgën një personi tjetër. Karabinierët kanë parë nga larg një shkëmbim të pazakontë mes dy personave dhe menjëherë janë afruar.
Në moment i riu shqiptar ka futur lëndën narkotike në xhepin e xhaketës për ta fshehur nga policia. Nga kontrolli i bërë 36 vjeçarit me banim në Pescara i është gjetur përveç kokainës dhe një thikë 15 cm e gjatë, ndërsa në kontrollin e banesës nuk është gjetur asgjë tjetër e jashtëligjshme.
Zëvendësprokurori, Lucia Anna Campo duke marrë parasysh sasinë e madhe të kokainës që në treg do të kapte vlerën e 5 mijë eurovo, menjëherë urdhëroi arrestimin e tij