Protestat e “Jelekëve të Verdhë” në Francë kanë mbushur 6 muaj. Në fundjavën e 27 radhazi, mes protestuesve dhe policëve në Reims të Francës pati sërish përplasje, ndërsa në Paris dhe në qytete të tjera protestat ishin paqësore.
Sipas shifrave të Ministrisë së Brendshme të Francës, rreth 15,500 demonstrues janë mbledhur në të gjithë vendin. Ndërsa organizatorët pretendojnë se shifra është pak më shumë se 40,000 pjesëmarrës.
Le cortège hésite, le long du chantier des Promenades, et prend la direction de la gare.#Reims #Giletsjaunes #ActeXXVII pic.twitter.com/pMBCHGmsDA
— Thomas Coignac (@ThomasCoignac) May 18, 2019
Në Reims u regjistruan përplasje të shumta mes punonjësve të sigurisë dhe demonstruesve.
Protestuesit u kanë vënë flakën objekteve të ndryshme, disa të tjerë u përpoqën të ngrinin barrikada nëpër rrugë. “RT” shkruan se ata gjithashtu dhunuan zyrën lokale të stacionit të radios France Bleu, si dhe ndërtesa të tjera.
#Reims (51) #manifestation des #Giletsjaunes, nombreux incidents #Giletsjaunes2019 pic.twitter.com/CIbNOKQYk8
— LINE PRESS (@LinePress) May 18, 2019
— France Bleu Champagne-Ardenne (@fbleuchampagne) May 18, 2019
Ndërsa në kryeqytet, autoritetet thonë morën pjesë rreth 1,600 njerë. Edhe pse kishte një numër të madh të forcave të policisë, në Paris pati vetëm disa përleshje të vogla.
Rue de Talleyrand, certains ont brisé la vitre et sont entrés dans le magasin Adidas.#Reims #giletsjaunes #ActeXXVII pic.twitter.com/BoXhwQV2eW
— Thomas Coignac (@ThomasCoignac) May 18, 2019