Vendosni fjalën kyçe....

Dhunë në Tel Aviv, finalja e “Eurovision” u shoqërua me protesta (VIDEO)


Festivali i këngës “Eurovision” në Izrael përfundoi pa incidente serioze, edhe pse një turmë hebrenjsh u përleshën me policinë në Jerusalem, ndërsa përkrahësit e çështjes palestineze po bënin thirrje për bojkotimin e kompeticionit.

Holanda pushtoi zemrat e publikut dhe të jurisë me këngën e titulluar “Arcade” të Duncan Laurence, i cili mposhti 25 konkurrentë të tjerë në finalen e konkursit pesë-ditor në Tel Aviv. Mahmoud i Italisë mori  vendin e dytë, ndërsa Sergei Lazarev i Rusisë mori vendin e tretë.

Kur finalja e madhe akoma nuk kishte filluar, mbi 2,000 burra të besimit ortodoks-hebre, demonstruan kundër provave që po mbaheshin në Tel Aviv gjatë ditës së pushimit.

Duke marshuar kundër asaj që ata e quajtën “përdhosjen e tmerrshme të Shabatit në vendin e shenjtë dhe kundër shfaqjes së neveritshme që po ndodh në Tel Aviv”, ata kundërshtuan zzhvillimin e kompeticionit.

Gjatë protestës, turma ultra-ortodokse bllokoi trafikun, vandalizoi një numër biznesesh dhe u përlesh me policinë. Sipas “RT“, janë bërë të paktën gjashtë arrestime.

Në të njëjtën kohë, lëvizja “Boycott, Divestment, Sanctions” (BDS) sulmoi “Eurovision”-in se po tërheq vëmendjen e botës nga fati i palestinezëve nën pushtimin izraelit.

Ndërkohë, në Palestinë një grup të rinjsh mbajtën një konkurs konkurrent në Gaza, si thirrje për të bojkotuar “Eurovision”-in. Ata shprehen se po protestojnë kundër dhunës përmes muzikës së tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *