Vendosni fjalën kyçe....

Fëmija 2-vjeç bie nga ballkoni i katit të dytë, në gjendje të rëndë


 

Një fëmijë i vogël ka rënë nga ballkoni i një banese dy katëshe në qytetin e Vlorës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku fëmija është dërguar me lëndime të forta në spitalin rajonal.

Sipas të dhënave paraprake, fëmija 2-vjeç ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Sot rreth orës 09:00, në Spitalin e Vlorës ka shkuar i dëmtuar fëmija i mitur S.B., 2 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas deklarimeve të familjarëve, fëmija i mitur ka rënë nga ballkoni i banesës së tij, kati 2-të. Vazhdojnë veprimet e mëtejshme proçeduriale.”, thuhet në njoftimin e  policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *